59 vjet që nga vdekja e ikonës Marilyn Monroe, ja disa fakte mahnitëse rreth saj

By

Nuk ka asnjë mohim që Marilyn Monroe është një legjendë. Ajo është një simbol seksi nga  e kaluara që nderohet edhe sot. Ajo ishte një grua tërheqëse, intriguese dhe shumë e komplikuar. Monroe nuk ka ardhur nga një familje e famshme apo e pasur, kështu që është e mahnitshme se si ajo arriti një famë të tillë.

Vdekja  e saj e papritur shokoi një komb në mëngjesin e hershëm të 5 gushtit 1962, kur trupi i pajetë u gjet në shtëpinë e saj në Los Angeles, California. Shkaqet e vdekjes së saj nuk janë zbuluar asnjëherë por thuhet të ketë qenë vetëvrasje e mundshme me mbidozë të barbiturateve.

-Emri i saj i plotë ishte Norma Jean Mortenson.

-Gjyshja e saj ishte shtrirë në një spital për sëmundje mendore në 4 gusht 1927. Frika se mos çmendej si gjyshja dhe nëna e saj e ndoqi Marilyn gjatë gjithë jetës.

-Ishte martuar me burrin e saj të parë, Jim Dougherty, kur ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç. Ata qëndruan të martuar për katër vjet.

-Emri i skenës, Marilyn Monroe, u krijua me ndihmën e Ben Lyon, kreut të talenteve të reja në Fox Studios. Emri Marilyn u zgjodh sepse i tha asaj: “Ti je për mua një Marilyn”, e cila ishte e bazuar në një grua që luajti me yje në muzikale në Nju Jork. Ajo më pas e pyeti nëse mund të përdorte mbiemrin e gjyshes së saj, Monroe. Kështu u krijua Marilyn Monroe.

-Ajo tentoi vetëvrasje për herë të parë, pasi Johnny Hyde vdiq në dhjetor 1950.  Johnny Hyde ishte një super agjent me të cilin ishte në lidhje dhe që ishte gjithashtu menaxheri i saj. Ajo i dha meritat atij për famën dhe karrierën e saj.

-Ajo tentoi vetëvrasje përsëri në muajt pas shtatzënisë së humbur. Arthur Miller e gjeti atë pasi ajo kishte marrë shumë barbiturate. Ai thirri një mjek, i cili menjëherë erdhi dhe pompoi stomakun e saj. Thuhej që Miller e shpëtoi atë nga vetëvrasja tri herë.

– Ajo kishte pasur afera me vëllezërit Kenedi. Kjo ka qenë një temë mjaft e debatuar me vite. Disa thonë se nuk është e vërtetë, të tjerë thonë se është kështu. Përkufizimi i njerëzve për “aferë” janë gjithashtu të ndryshme.

 

 

Artikuj të ngjashëm