Asgje Sikur Dielli me kontratë për distribuim ndërkombëtar të albumit

By

Grupi ‘Asgjë Sikur Dielli’ sapo kanë lançuar projektin e tyre më të ri ‘Adresa’. Kjo këngë është ripërpunim të versioni të artistit të njohur Françesk Radi.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tretë të ASD që u publikua para disa muajsh, ‘Disident’. E pikërisht ky album do të ketë shtrirje edhe në vende jo shqiptare.

Kjo për faktin se grupi ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane Prince Deniv LLC.

Kontrata me ta u nënshkrua me datë 25 shtator në tiranë ku i pranishëm ishte z.Daniel Cosentino, përfaqësues i kompanisë ndërkombëtare./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm