Kantautorja e famshmë amerikane nga Brooklyn, New York Shilpa Ray vie për herë të parë në Kosovë për të performuar muzikën e saj.
Ajo i përket zhanrit blues punk dhe muzika e saj është krahasuar me Blondie, The Cramps, dhe Screamin ‘Jay Haëkins dhe këndimi i saj është krahasuar me stilin e Patti Smith, Nick Cave, dhe Ella Fitzgerald.
Shilpa Ray këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane do të performojë për herë të parë në Kosovë me 26 Korrik, në Kino Lumbardhi në Prizren.
Këtë e ka bërë të dituar ajo vetë përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku në listën e performancave të turneut të saj këtë verë, është e caktuar edhe performanca e saj në Prizren.
“26 Korrik – Lumbardhi –Prizren, Kosovë”, shkruhet në listën e saj.
Në listë shihet se ajo do të performoj në shumë vende dhe si duket është mjaft e entuziazmuar për këtë turne udhëtimesh.
“Ky do të jetë një ferr udhëtimesh, por definitivisht jo një udhëtim për në ferr !!! Shihemi se shpejti!” ka shkruar Ray. /Prive.al