Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Ariana Grande ndryshon mbiemrin? – Privé – Faqja Zyrtare

Ariana Grande ndryshon mbiemrin?

By

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka ndryshuar mbiemrin e saj në fundin e filmit “Wicked”, pasi është pajtuar me babanë e saj.

Sipas E! News, emri që shfaqet në fund të filmit është Ariana Grande-Butera.

Emri i plotë i këngëtares është një kombinim i mbiemrit të nënës së saj, Joan Grande, dhe babait, Ed Butera. Ndryshimi i emrit vjen pas rregullimit të marrëdhënies së Arianës me babanë e saj, me të cilin ajo kishte ndërprerë kontaktet në vitin 2013.

Ed dhe Joan u ndanë kur Ariana ishte vetëm tetë vjeçe. Më parë, këngëtarja e ka quajtur konfliktin me të atin si një nga sfidat më të vështira në jetën e saj.

Artikuj të ngjashëm