Artisti i njohur shqiptar në intubim pas infektimit me COVID-19

By

Artisti i njohur shqiptar Koço Devole prej dhjetë ditësh është infektuar me koronavirus, i shtruar në spital aty ku po merr mjekimin e duhur. Mirëpo gjëndja shëndetësore e artistit është përkeqësuar. Mësohet se mbrëmjen e djeshme Devole është futur në intubim pasi gjendja e tij u rëndua.

Featured image of article: Koço Devole ‘në luftë’ me koronavirusin, artisti në gjendje të rëndë shëndetësore, futet në intubim

Artisti 77-vjeçar vuan dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruse, të cilat e bëjne edhe më shqetësuese shëndetin e tij.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh, Devole është një nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.

Ai është pjesë e “Fiks fare” ku deri me datë 20 të këtij muaji udhëhiqte rubrikën “Monitorimet” dhe njihet nga gjeneratat e reja për rolin në filimin “Dy gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit. /Prive.al

S'MË DALIN LOTËT”/ Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvanën në “2 gisht  mjaltë” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip

Artikuj të ngjashëm