Mbrëmjet e kaluara shënuan një prej festave më të njohura të vitit atë të Krishtlindjeve, festë kjo e cila u festua edhe nga shumë fytyra tona publike.
Ironia e fatit ishte se autori i një prej këngëve më të mira për këtë festë humbi jetën në mënyrë krejt të papritur.
Bëhet fjalë për yllin e njohur botëror George Michael autorin e shumë hiteve ndër to edhe ‘Last Christmas’ i cili me ikjen e tijë nga kjo botë la një boshllëk të madh në muzikën botërore.
E të prekur nga ky lajm mbetën edhe shumë figura tona publike të cilët në forma të ndryshme në rrjete sociale shprehën ‘mërzinë’ e tyre nga kjo ngjarje.
Këta janë disa nga artistët tanë të cilët gjetën kohë që t’i kushtojnë të paktën një postim artistit: Blero, Zaimina Vasjari, Irma Libohova, Flori Mumajesi, Rona Nishliu, Eneda Tarifa, Rovena Dilo etj.
Natyrisht se humbje të tilla do të jenë goditje të rënda për artin në përgjithësi e për muzikën në veçanti. /Prive.al/