Arta Bajrami ndryshon stil

By

Këngëtarja Arta Bajrami  muajve të fundit ka pauzuar pak nga muzika.

Zhvillimet në jetën private me shtatzëninë e ardhjen në jetë të djalit Ideal Morris Sekiraqa i kanë marrë shumicën e kohës këngëtares së mirënjohur.

Megjithatë, Arta ka gjetur pak kohë edhe në aspektin profesional së fundmi kur mori pjesë në xhirimet e edicionit festiv të emisionit NIN që sjell këtë vit hitet e 2000-tave.

Në fotot që i ka ndarë me ndjekësit nga prapaskenat e xhirimeve, Arta shihet se ka ndryshuar stil duke vendosur në plan të parë balluket.

Përkundër se solli vetëm pak muaj më parë në jetë djalin, Bajrami duket se është në formë. /Prive.al

w

Artikuj të ngjashëm