Moti aspak i favorshëm i kësaj vere ka bërë që anulimet e koncerteve të jenë të shpeshta.
Reshjet e shpeshta të shiut kanë pamundësuar një varg mbrëmjesh muzikore në ambiente të hapura.
Por, moti s’ka qenë shkaktari i anulimit të një koncerti të Butrint Imerit, i paraparë të zhvillohet mbrëmë në Pejë.
Ka qenë arsyeja e paqartë ajo që ka ngjallur diskutim mes fansash.
‘Në gjysmë rruge për në Pejë, një rast tepër i ndjeshëm na bëri që të ndalojmë dhe të mos arrijmë në destinacionin tonë, në koncert’ – shprehet Butrinti në postimin e bërë.
Çka mund të ketë ndodhur vallë? /Prive.al