Sot me datën 20 nëntor 2020, z. Gramoz Vokrri në emër të anëtarëve të familjes së ngushtë të z. Fadil Vokrri ka nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen e emrit të legjendës së futbollit dhe sportit të Kosovës, z. Fadil Vokrri. Palë nënshkruese e kësaj marrëveshje me përgjegjësi të plotë ligjore dhe ekskluzive për mbrojtjen e emrit të legjendës Vokrri do të jetë firma Pro Talents Kosova me pronar z. Osman Azemi dhe drejtorin e saj z. Burim Krasniqi.
Marrëveshja me të gjitha të drejtat dhe detyrimet është përgatitur dhe lehtësuar nga firma e avokatisë “Kërveshi & Partners” me seli në Prishtinë, e cila po ashtu do të vazhdojë mbështetjen ligjore në këtë çështje në baza ekskluzive.
Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që të mbrohet emri i legjendës së futbollit z. Fadil Vokrri nga keqpërdorimet e mundshme dhe nga përdorimi i emrit të legjendës pa autorizim të familjes.
Pro Talents Kosova do të ketë autorizimin dhe të drejtën ekskluzive të mbrojtjes dhe përdorimit të emrit të legjendës së futbollit të Kosovës sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar z. Gramoz Vokrri dhe Pro Talents Kosova. /Prive.al