Arrihet marrëveshja, Amber Heard duhet t’ia paguajë Johnny Depp-it 1 milion dollar

By

Çështjes së Johnny Depp dhe Amber Heard, duket se i erdhi fundi. Më në fund, ata kanë arritur një marrëveshje mes tyre.

Heard ka rënë dakord që t’ia paguajë Depp-it 1 milion dollarë apo (943 mijë euro).

Kjo u konfirmua nga avokatët e aktores.

Mirëpo edhe pse e humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortit, 36-vjeçarja nuk do të ketë ndonjë kufizim për të folur rreth kësaj çështje.

Divorci i tyre ishte më bujshmi në Hollywood.

Amber Heard, nuk e ka pranuar asnjë faj lidhur me rastin.

Të dy ishin në një betejë të fortë ligjore, gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Heard pretendonte se kishte qenë viktimë e dhunës nga Depp, gjatë martesës së tyre, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv

Edhe pse gjyqi i parë që u mbajt në Londër doli në favor të saj, i dyti në Fairfax, Virginia, në fillim të këtij viti doli në anën e Johnny Depp.

Sipas vendimit gjyqësor 36-vjeçar do të duhej të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë.

Më vonë gjoba u reduktua në 365 mijë dollarë si dëmshpërblim pas shpifjes gjashtëjavore.

Ndërkaq, 59-vjeçari u urdhërua që t’i jepte 2 milionë dollarë, pasi u kundër-padit nga 36-vjeçarja për shpifje.

Ekipet ligjore të dyja palëve kanë zhvilluar diskutime për të shmangur edhe një gjyq të tretë.

Marrëveshje u arrit gjatë fundjavës.

Avokatët e Amber Heard, thanë se klientja e tyre mezi po pret ta lë pas vetës këtë episod fatkeq, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm