Se motra e vogël përbën një pjesë shumë të rëndësishme për Adelina Tahirin kjo dihet tash e një kohë.
Këngëtarja shpesh edhe poston foto me motrën e saj të cilës brenda mundësive i kushton shumë kohë dhe përkushtim.
Por, ‘kapakun’ Adelina e ka vënë së fundmi me veprimin të cilin do e ëndërronte secili fëmijë.
Këngëtarja e ‘Më mirë pa ty’ ka befasuar motrën e saj me udhëtimin në Paris mes tjerash jo vetëm për të parë Parisin, por për eksplorimin e botës së ëndrrave, Disneylandit.
Fotot e para nga parku i madh i lodrave i ka postuar vetë këngëtarja ku shihet se dy motrat po shijojnë shumë qëndrimin në kryeqendrën franceze. /Prive.al/