‘Arratisja’ e re e Blendi Fevziut: Ky është destinacioni mahnitës (FOTO)

By

Sezoni televiziv për shumicën e emisioneve në Shqipëri ka mbaruar këtë javë të mesit të Korrikut teksa as ‘Opinion’ nga Blendi Fevziu nuk përbën përjashtim.

Pas një sezoni me zhvillime të ngjeshura politike, ‘Opinion’ pauzon deri në Shtator duke i lënë kohë pushimi një prej moderatorëve më të njohur politik në trevat shqiptare.

Një detaj i tillë nënkupton edhe më shumë kohë të lirë për udhëtime, të cilat Blendi Fevziu i ka pjesë të pandashme të jetës së tij.

Nga një cep i botës në tjetrin, radha tashmë ka qenë për një destinacion mahnitës.

Fevziu ka marrë rrugë drejt Perusë në Amerikën Latine me ç’rast ka vizituar Maçu Piçun, një prej mrekullive të lashtësisë. Maçu Piçu është një vend arkeologjik inkas papa-kolumbian i ndodhur 2,430 metra mbi nivelin e detit  në pjesën lindore të Andve. Pozicionohet në një kreshtë mali mbi luginën Urubamba (Lugina e Shenjtë). Pjesa më e madhe e arkeologëve besojnë se Maçu Piçu u ndërtua si një strehë malore e shenjtë e perandorit Inkas Pachacuti (1438–1472).

Shpesh këtij qyteti i referohen edhe si “Qyteti i humbur i Inkasve”, i cili ndoshta është ikona më familjare nga Bota Inkase. Qyteti ka rreth dyqind ndërtesa të mëdha kryesisht tempuj, rezidenca, magazinave dhe objekteve të tjera për përdorim publik të vendosura në tarraca dhe të organizuara rreth sheshit qendror. Në një kodër në qendër të qytetit ka një lapidar graniti, ndoshta një altar, karakteristike e Inkasve, dhe ndoshta edhe një observator. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm