Ndonëse shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë, Elita Rudi po tregohet mjaft aktive.
Bukuroshja po është në vazhdimësi në lëvizje. Pas pushimeve në Greqi dhe Zvicër, rradha është për një tjetër destinacion.
Elita i është rikthyer Kroacisë, atje ku po qëndron për disa ditë larg përditshmërisë së Prishtinës, pa reperin Gjiko.
Fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar, gjithmonë duke u treguar e kujdesshme që të paktën edhe për një kohë, të mos ekspozojë shumë nga shtimi në peshë gjatë pritjes së ëmbël.
Pushime të këndshme Elitë! /Prive.al