Parfumi që shtëpia e parfumeve “Maison de Parfum” e ka zgjedhur si emrin e ditës, është “Portrait of a Lady”.
Në Prishtinë këtë parfum mund ta merrni sot me zbritje dhe merreni të garantuar, që deri më tani është ndër parfumet e kategorisë “Best Seller”.
Portrait of a Lady është emëruar pas romanit nga Henry James nga 1881 dhe ky parfum është një shprehje moderne, elegante dhe e pazakontë e romanit Viktorian.
Parfumi ka erë trëndafilash të errët, është mistik dhe intensiv. Fragranca e kësaj arome klasike moderne sensuale përfshin trëndafilat nga Turqia, rrush të butë, kanellë, patchouli, dru sandale, temjan, ambroksan, benzoin dhe musk e bardhë. /Prive.al