Armonda dhe Flamuri ‘surprizojnë’ ndjekësit me postimin e fundit

By

Disa javë më parë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale dolën me një njoftim publik.

Flamuri dhe Armonda bënë të ditur se do pauzojnë për arsye personale, zhvillim ky që ngriti dyshimet për një krizë të mundshme mes tyre. Blogger-ja ‘pastroi’ profilin nga fotot e përbashkëta duke lënë vetëm veten.

Armonda sërish pas spastrimit të profilit të saj – emri i të cilit vazhdoi të ketë dy emrat e çiftit – u rikthye në Instagram, duke postuar vetëm fotografi të saj.

Por sot, më në fund pas disa javësh, çifti publikuan një foto së bashku në llogarinë e tyre në Instagram, me mbishkrimin: “Edhe më e fortë se kurrë më parë”.

Me këtë postim, çifti u dha fund thashethemeve për një ndarje mes të dyve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm