Armina Mevlani është tani edhe zyrtarisht pjesë e familjes Dolce&Gabbana pas një sërë raportimesh të shtypit rozë gjatë gjithë verës.
Lajmi është bërë i ditur në llogarinë zyrtare të brendit ku është postuar fotoja e Arminës nën përshkrimin “Një verë pa mbarim me magjepësen @arminamevlani. Sot ajo është protagoniste e #dgwomenlovemakeup së bashku me të kuqen vibrante të buzëkuqit Classic Cream”.
Kompania ka disa javë që ka nisur këtë fushatë dhe si duket ka zgjedhur edhe ish Miss Shqipëria në mesin e bukurosheve nga e mbarë bota.
Lidhur me këtë zhvillim, ka shkruar edhe fotografi Endrit Mërtiri i cili duke falemnderuar Stefano Gabbana dhe ekipin e tij, këtë sukses e ka quajtur ëndërr të kthyer në realitet.
Ky i fundit tash e një kohë shihet mjaft i afërt me dizejnatorin italian duke marrë shpeshherë pjesë edhe në festat private luksoze të organizuara nga Gabanna. /Prive.al/