Vesa Smolica me këngë të re

By

Këngëtarja Vesa Smolica është në finalizim e sipër të videoklipit të saj të dytë për vitin 2015. Kënga e quajtur “Sixty-nine” flet për një dashuri që nuk ekziston më, shkaku i tradhëtisë.

Kënga mësohet të jetë në zhanrin RnB & Hip Hop kurse muzika është punuar nga producenti Dugagjin Sejdija me të cilin Vesa bashkëpunon për herë të dytë. Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur vetë këngëtarja.

Videoklipi është realizuar  nga Artan Korenica, dhe kësaj radhe Vesa vjen edhe më e kompletuar duke shtuar një nder skenat kryesore te klipit koreografi te përgatitur nga Tika Dance me protagoniste vetë Vesën dhe partnerin e saj ne klip. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm