Modelja kosovare Armina Mevlani, është mërzitur jashtëzakonisht shumë për vdekjen e lokalistit të grupit të famshëm Linkin Park.
Chester Bennington, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në May, pasi kishte varur veten. Ngjarja ka ndodhur dje, përderisa Armina me fjalë emocionuese kujton kohën kur ndiqte koncertet e tyre.
“Muzika jote më ka përcjellë gjatë fëmijërisë time dhe shkollës së mesme. Koncerti i Linkin Park live, ishte njëra ndër ditët më të mira në jetë për mua. Do të më mungosh, por s’do të të harroj kurrë Chester Bennington”, ka shkruar Armina, me dhimbje për rokerin që shokoi botën me veprimin e tij.