Arianës i ndodh e papritura në Instagram

By

Ka kohë prej kur është shndërruar në një bloggere. Fjala është për Ariana Fejzullahun, bashkëshorten e këngëtarit Ermal Fejzullahu e cila në profilin e saj në Instagram ka grumbulluar në vazhdimësi pëlqime e ndjekës të shumtë.

Kombinimet e veshjeve, copëza nga jeta në familje, pushimet e koha e kaluar me shoqëri kanë dominuar postimet e shumta të Arianës e cila më… nuk gjendet në Instagram.

Profili i saj me afër 200,000 ndjekës tashmë mban një tjetër emër, të një djaloshi turk i cili ka postuar gjatë ditës së sotme fotografi të tij.

Nuk dihet nëse Ariana do të arrijë ta kthejë profilin e saj i cili sipas të gjitha gjasave është hakuar, mirëpo kjo ka rënë në sy të ndjekësve të saj në Instagram që janë befasuar me emrin e ri dhe fotografitë e postuara sot gjatë ditës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm