Ariana Grande padit kompaninë e veshjeve “Forever 21” për dhjetëra miliona dollarë

By

Grande pretendon se kompania e modës ka përdorur “ngjashmëri” në markën e saj pasi ajo kishte refuzuar të hynte në partneritet.

Ariana Grande po hedh në gjyq Forever 21 për të paktën 10 milion dollarë dëmshpërblim për pretendimin se ata e përdorën imazhin e saj në një fushatë markeje të krijuar për t’i “sugjeruar publikut” një lidhje midis yllit pop dhe kompanisë amerikane të modës.

Në padi thuhet se Forever 21 i kërkoi Grande që të bëhej partner me markën në fund të vitit 2018 por ajo nuk pranoi. Juristët për Grande pretendojnë se Forever 21  përdori imazhe plagjiaturë nga videoja e 7 Rings të Grandes, të lëshuar në janar, për një fushatë reklamuese.

Forever 21 kundërshton pretendimet, por tha se nuk mund të komentojë për çështjet gjyqësore në pritje.

Një postim në llogarinë e Instagramit Forever 21 tregoi një pamje Grande të veshur sikur në videon 7 Rings. Titulli nën figurë citon një lirik nga kënga: “Gee, thanks just bought it!”

 

Burimi: Theguardian.com

Artikuj të ngjashëm