Këngëtari nga Kosova Ardian Bujupi që bumin e tij pati në talent shoë-et e Gjermanis, ka nisur punën për këngën e tij të radhës që do të jetë e realizuar me klip në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
Kënga është në bashkëpunim me Dj Dalool dhe do të jetë një këngë ritmike që pretendohet të na shoqëroj gjatë kohës së verës si një hit i vitit.
Nga bashkëpuntorët thuhet se kënga do ta ketë një ritëm ndryshe nga cfarë kemi dëgjuar deri tani nga Ardian Bujupi, e se a do të jetë ashtu edhe si pretendohet mbetet të shohim.
Ndryshe, në klip do të jetë pjesëmarrëse me një rol edhe anëtarja e dikurshme e shtëpisë Big Brother 2, Mimoza Krasniqi. /PRIVE.AL/