Afërdita rikthehet në Kosovë

By

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj me gjasë po jeton momentet më të lumtura të jetës së saj.

E nuk ka si të jetë ndryshe kur ndodhesh në një vend siç është Miami.

Ashtu sikurse ju kemi paralajmëruar edhe përmes Prive.al ajo tashmë është zhvendosur për të jetuar atje pasi i dashuri i saj Jakub Kindl ka nënshkruar kontratë me Florida Panthers.

Por sido që të jetë ky fakt nuk e pengon atë që muajin e ardhshëm ta vizitojë Kosovën ku edhe do të punojë këngën e saj të re e cila do t’i paraprijë muajve të nxehtë.

Edhe pse ende nuk ka vendosur se me kë do ta realizoj këtë projekt, një gjë dihet që Bleron dhe Elephant vështirë se do i tradhëtojë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm