Një prej prezantueseve më të dashura të publikut më në fund po rikthehet!
Arbana Osmani, siç ka paralajmëruar, nga muaji Shkurt do nisë sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’ këtë herë edhe si autore.
E duket se gjithçka është gati.
Arbana ka nisur të shpërndajë edhe ftesa, të asaj që mbase duhet të jetë një event i cili do t’i paraprijë programit.
Kujtojmë se ‘Dua të të bëj të lumtur’ këtë herë do të ketë më shumë prani të fytyrave publike dhe argëtim. Mbetet të shihet si do t’ia dalë Arbana për të parën herë si autore. /Prive.al/