Arbana ka dy fjalë me Ledionin!

By

Moderatorja e njohur e Top Channel në Shqipëri, që për momentin drejton spektaklin nuk ka asnjë inat me kolegun e saj Ledion Liçon.

Mediat folën e folën për raportin e tyre, gjoja se kishte pësuar çarje.

Disa portale të Shqipërisë shkruanin se sipas burimeve pranë Top Channel, një sherr midis Ledionit dhe Arbanës ishte bërë shkak për përçarjen. Nuk dihet se cila kishte qenë molla e sherrit, por ka pasur zëra që thoshin se arsyeja kishte qenë prezantimi i reality show-t “Big Brother” nga i cili Arbana hoqi dorë për shkak të shtatzënisë dhe drejtuesit e  televizionit ia besuan Ledionit.

Por gjithçka e ka marrë uji, çdo fjalë e raportim.

Vetë Arbana është ajo që ka treguar se me Ledionin gëzon një raport të shkëlqyer, duke i uruar fat në prezantimin e finales së spektaklit që po e drejton tash e disa muaj, “The Voice”.

“Paq fat liu”, ka shkruar Arbana në profilin e saj në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi bashkë me Ledionin. /Prive.al

Good luck liu❤️ #thevoicefinale

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Artikuj të ngjashëm