Cardi B i bën një dhuratë të veçantë fanses e cila bëri një tatuazh masiv të fytyrës së saj

By

Një superfans i Cardi B e qoi obsesionin e saj me reperen në nivelin tjetër duke bërë një tatuazh masiv të fytyrës së yllit në kofshën e saj.

 

Postimi i tatuazhit në Instagram, mori vëmendjen e Cardi B.  Reperja ndau këtë fotografi të tatuazhit me fansat e saj në Instagram.

“Wow eja të kontaktojmë! Bileta falas për koncertet e mija për tërë jetën. Ju madje jeni e ftuar në ngjarjet e familjes sime. “- shkroi ylli në Instagram

Cardi nuk ka etiketuar askënd në foto, por sipas seksionit të komenteve, tatu i përket një fanse 22-vjeçare australiane me emrin Maddie Blackwell.

Artisti i tatuazhit, Morris komentoi në foton e Cardi B, “Unë bëra këtë tatuazh për të fejuaren tim, Madeline. Të thuash që ajo është një superfan është një nënvlerësim. Ajo është aq e dashuruar me këtë, faleminderit shumë për postimin! ”

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm