Arbana do veprojë ndryshe nga pesë vite më parë për kthimin në ekran

By

Shtatzënia e parë për shumë detaje është ndryshe nga të tjerat.

Këtë e thonë shumica e grave që e kanë kaluar si proces e me gjasë me vepra po na e dëshmon edhe Arbana Osmani.

Prezantuesja e njohur në një sesion me përgjigje në Instagram, ka folur mbi shumë pika të interesimit të fansave, mes tjerash edhe për të ardhmen në ekran.

Ajo ka zbuluar se do të rikthehet me programin ‘Dua të të bëj të lumtur’ në muajin Janar, pavarësisht ardhjes në jetë të djalit të dytë, në pak javë.

Prezantuesja Osmani këtë herë do të veprojë ndryshe nga pesë vite më parë.

Atëbotë ajo kishte pezulluar të gjithë aktivitetin në ekran për një vit duke marrë pauzë të plotë e të gjatë.

Kësaj radhe, me gjasë edhe falë faktit se bebi do të vijë në jetë në vjeshtë dhe janë tre muajt e parë në dispozicion për t’iu dedikuar foshnjes, rikthimi është bërë edhe më i lehtë për muajin e pare të 2021-ës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm