Apple, gjiganti i teknologjisë ka krijuar projektin e listave të dëgjimit “Saylists” në bashkëpunim me Warner Music për të ndihmuar njerëzit me çrregullime të të folurit.
Duke përdorur këngë nga artistë duke përfshirë Dua Lipa dhe Lizzo, listat e dëgjimit janë në shënjestër të atyre që përpiqen të shqiptojnë tinguj të caktuar si “ç” ose “f” dhe atyre që belbëzojnë.
Projekti bazohet në një algoritëm që analizon mbi 70 milionë këngë në Apple Music Store dhe zgjedh ato që përsërisin tingujt e vështirë më shpesh.
Kënga “Don’t Star Now” e Dua Lipës, është ndër 173 këngët e zgjedhura deri më tani. /Prive.al