Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj e cila periudhën më të madhe të vitit e kalon në SHBA duket se po gjen kohë për të provuar edhe gjëra të reja.
Me lansimin e mundësisë së hyrjes në transmetim LIVE në Instagram, bukuroshja po gjen shumë shpesh arsye për tu inkuadruar aty e për t’iu përgjigjur pothuajse çdo pyetje që shkonte në drejtim të saj nga fansat.
Por detaji që nuk u la pa u vërejtur nga ta ishte edhe fytyra e Anxhelinës e cila nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme teksa nuk u la edhe pa u ‘kritikuar’ se pse nuk po e trajtonte atë.
E sigurisht një vajzë e rritur në Amerikë komplekset në vete i ka shumë të pakta teksa zgjodhi të përgjigjet mjaft sinqerisht duke treguar se këso gjendjesh mund t’i ndodhin ndonjëherë por të tillat kalojnë pas 2, 3 ditësh pa vepruar me ndonjë tretma tek to.
Sidoqoftë ky lëshim u bë me qëllim të Anxhelinës të cilës detaje të tilla nuk i përbëjnë aspak problem. /Prive.al/