Anxhelina befason të gjithë me veprimin për familjen e ish-it

By

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu kanë qenë një ndër çiftet më simpatikë të showbizz-it shqiptar. E kemi fjalën për 3-4 vite më parë, por si çdo gjë e bukur që përfundon ashtu përfundoi edhe lidhja e tyre pa i bërë të ditura arsyet e vërteta.

Por me sa duket miqësia e tyre vijon pasi Anxhelina ka qenë së fundi në ditëlindjen e vajzës së motrës së Fatmirit. Në një video të publikuar nga motra e Anxhelinës, Agnesa, ajo shihet duke luajtur me vogëlushen e ditëlindjes.

Në janar të vitit 2017, edhe Fatmir Hysenbelliu foli për herë të parë për ndarjen e shumëpërfolur nga Anxhelina duke pranuar se ai ruan miqësinë me familjen e Anxhelinës: “Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë por kemi mbetur miq”, tha ai. Epo tani e kuptojmë arsyen!

Artikuj të ngjashëm