Sekrete: Futbollisti shqiptar që luan në Zvicër martohet SOT!

By

Djemtë shqiptar që luajnë jashtë vendit po dalin të jenë të shkëlqyer në mbajtjen e sekreteve të jetës private.

Pak muaj më parë, asgjë nuk u kuptua deri në raportimin e Prive.al për Shkodran Mustafin që tejet diskret, u fejua me bukuroshen nga Struga, Vjosa Kaba.

Në mungesë të fotove dhe paraqitjeve në rrjete sociale, pak dihet edhe për Admir Mehmedin, shqiptarin që luan në Zvicër dhe që sot, besoni ose jo, do të martohet.

Pa shumë zhurmë dhe duke e mbajtur eventin sekret, Prive.al mëson nga burime të sigurta se sonte në Gostivar, Mehmedi do t’i jap fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me një shqiptare nga Maqedonia.

Të pranishëm priten të jenë shumë fytyra publike përfshirë futbollistë, aktorë e këngëtarë në eventin ku është investuar shumë në organizim luksoz. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm