Së fundmi Dua Lipa po qëndron në Meksikë, ku edhe publikoi disa fotografi nga një darkë e shtruar në një ambient shumë piktoresk.
Ajo publikoi disa fotografi me miqtë e saj dhe natyrisht personin e saj të pandashëm, të dashurin Anwar Hadid.
Më vonë, edhe babai i Dua Lipës, Dukagjini publikoi fotografi po nga i njëjti ambient e la të kuptohej se të gjithë ishin bashkë.
Në një mori shkrepjesh që ai ndau me ndjekësit e tij, ai publikoi edhe një fotografi me të dashurin e vajzës.
Aty shihen disa të tjerë së bashku më Anwar i cili teksa po pozonte për kamerën mblodhi duart dhe bëri simbolin kombëtar, shqiponjën. /Prive.al