Angela vendosë të flasë: “Kam heshtur tre vjet por…”

By

Vitet e fundit nuk kanë shkuar ‘vaj’ për Angela Martinin.

View this post on Instagram

A post shared by Angela Martini 🌜🌛 (@angela_martini)

Ish-Missi në jetën private nuk ka qenë rehat për shkak të çështjeve gjyqësore të bashkëshortit të saj.

Rumuni Dragos Savulescu u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, detaj ky që ia vështirësoi deri në pamundësi, lëvizjet.

Kulminacioni ishte arrestimi i tij nga policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos pak javë më parë.

Por, Dragos u lirua shpejt (si e di ai më së miri) dhe tashmë bukuroshja shqiptare që e mahniti burrin rumun me konceptin e besës shqiptare, ka vendosur të flasë.

Ajo është treguar e vendosur në luftimin e asaj që e konsideron si “abuzim”.

“Fuqia jonë si çift është sepse e dimë që dashuria është fuqia më e madhe. Kjo na bën gati të ballafaqohemi mekëtë abuzim dhe ta luftojmë atë. Kjo është e vërteta dhe kam qëndruar e heshtur për tre vjet në lidhje me të, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, mjaft është mjaft. Konsideroj që secili e ka të drejtën të flasë për të vërtetën dhe duhet të luftojë për drejtësinë e vërtetë. Meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në shtëpi” – është shprehur Angela. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm