Një fotografi e postuar dje nga modelja shqiptare Angela Martini ka ngjallur mjaft debat në seksionin e komenteve.
Bukuroshja aty shfaqej me një bluzë të stampuar me emrin e stilistit të famshëm Karl Lagerfeld por ishte dora e saj që fshihte shkronjën L dhe i jepte fjalës një konutacion banal për shqipfolës.
Megjithatë, kjo shaka duket se i ka pëlqyer mjaft Angelës që ka vazhduar të përmend të njejtin term në Snapchat ku shfaqte mikun e saj gjatë qëndrimit në Cyrih të Zvicrës.
Atij i atribuon një emërtim mjaft të veçantë që nuk do shumë koment …