Këngëtari i njohur Sinan Hoxha sot feston ditëlindjen.
Kjo ditë që nuk e pret as në Shqipëri e as Kosovë apo diku tjetër në koncerte e mbrëmje muzikore është pritur si më së miri në pushime në Antalia të Turqisë me Andrrën dhe miqtë.
E ka qenë pikërisht bashkëshortja ajo që ka befasuar këngëtarin e njohur me tortë kur akrepat kanë shënuar orën 00:00.
Gezuar ditelindjen shpirti i shpirtit tim, festofsh dhe shum vite te tjera me mua Ansin dhe gjith te dashurit e tu❤️ te dua pafund! ?? – ishte urimi i Andrrës.
Sinani siç vepron rrallë me jetën private, e ka falemnderuar njeriun e zemrës për befasinë por mbi të gjitha për dhuratën më të bukur, djalin Ansi. /Prive.al/