Sërish një situatë e tensionuar mes Vivit dhe Mbresës brenda shtëpisë

By

Gjatë pasdites së sotme një situatë e tensionuar ka ngjarë të ndodhë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Situata është nisur nga Vivien, e cila në prezencë të Andit, e ka ftuar Mbresën në dhomën e lavanderisë, ndërsa ia ka hequr kësaj të fundit atletet nga rrobalarësja.

Me një ton të ngritur dhe mënyrë goxha të ashpër, Vivien i është drejtuar Mbresës, duke i thënë – “Mua s’më intereson fare, unë e gjeta bosh dhe i futa çarçafët e mijë, kështu që atletet e tua merri i bajsh me shëndet”.

“Gjërat e tjetrit mos i prek. Unë s’ti preka, kështu që mos mi prek. Çarçafët do të rrinë këtu dhe s’ka për t’i luajtur topi”, ka shtuar pos tjerash Vivien.

Andi e ka mbështetur gjatë gjithë kohës Vivin, teksa i ka thënë – “ajo ajo i ka hequr” , duke iu referuar Mbresës.

Por, cili ishte reagimi i Mbresës në këtë rast? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm