Andi mesazh të koduar Gresës pas ndarjes?

By

Prej disa javësh dihet tashmë që Andi dhe Gresa i kanë ndarë rrugët.

Zhvillimi erdhi pak befasishëm meqë ndodhi krejt pak ditë pas një fotografie të përbashkët në të cilën Andi u shpreh se kështu (pra bashkë) do na keni deri në pleqëri.

View this post on Instagram

A post shared by Prive.al (@prive.al)

As njëri e as tjetri nuk kanë folur mbi këtë pjesë ende publikisht, por mesa duket Andi po çon mesazhe të koduara.

Nga jugu i Shqipërisë ku po pushon me vëllezërit e tij, ai ka ndarë një video në mbrëmje të hënës. Videon në fjalë e ka shoqëruar me këngën ‘Hana’ të Yll Limanit.

Deri këtu, asgjë ‘dyshuese’.

Mirëpo, ndjekësit janë kujtuar se të njëjtën këngë ia këndonte Gresës shumë shpesh në shtëpi teksa bashkë vështronin hënën në qiell përgjatë afër 90 ditëve izolim.

Të jetë ky një mesazh i koduar i Andit për Gresën?

Mesa duket asgjë, të paktën nga ana e pejanit, nuk ka marrë fund në mënyrë definitive duke ngjallur një fije shprese për ata që duan t’i shohin bashkë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm