Banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Andi, kanë pasur një bisedë rreth mesazhit të Kejsit për rep artistin dhe mendimet e Vedatit karshi kësaj historie dashurie.
Andi i ka treguar Stresit, bisedën që ai kishte me Vedatin, brenda të cilës ai e kishte këshilluar komedianin që të kishte kujdes dhe të mos paragjykonte lidhjen e rep artistit me Kejsin.
“I kam thënë ‘ke mungesë informacioni të historisë, ke të drejtë të mendosh sepse është një kohë shumë e shkurtër dhe nuk e keni pasur mundësinë ta njihni njëri-tjetrin”, ka thënë Andi pos tjerash.