Ana tha se Shota tentoi t’ia rrah motrën, çka pritet të ndodhë sonte?

By

Ana Kabashi e ftuar në Big Talk  foli për një përplasje mes motrës së saj, Artës dhe aktores Shota Baraliu.

“Arta, i ka thënë Shotës, Anën mos e përmend më se nuk ka bërë asgjë. Shotës, i kanë thanë ata pronarët që kanë qenë aty të sallonit, Arta është e jona, ti je mysafire këtu. Të lutem, dil jashtë. Unë e mora vesh këtë incident dje, unë nuk dua të merrem me atë njeri”, tha Ana.

Sipas këngëtares, ngjarja lehtësisht ka mundur të eskalojë në përleshje fizike.

“Ka mundur të shkojë deri të një përleshje sigurt, sepse Artën kur e ka parë si është ajo ‘cute’, ka thënë unë këtë e thyej krejt. Ajo ka dashtë me fut përmbrapa aty, Arta ia ka bo ‘a je normal, ti a po mendon që unë vi tek ti e të ofrohem afër, edhe bëj këso gjestesh’”, shtoi Ana.

Emisioni “Big Talk” e ka kontaktuar aktoren Baraliu, por e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, sonte në Prime pritet një përballje mes Anës dhe Shotës!

Artikuj të ngjashëm