Ana Oxa – mysafire speciale e festivalit “Kënga Magjike” (FOTO)

By

 

Sonte ka nisur nata e parë e festivalit të Këngës Magjike.

Këtë vit, ky festival ka marrë kuptim tjetër për shkak të tërmetit që ka lënë 51 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.

Kësaj radhe, artistët ‘këndojnë për të ndërtuar’ dhe të ardhurat e biletave do të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Sonte, mysafire speciale ishte Ana Oxa – artistja e famshme italiane e cila numëron një karrierë të gjatë me shumë hite.

Ajo performoi në gjuhën italiane dhe u mirëprit shumë mirë nga publiku shqiptar./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm