Amarda Toska, moderatorja dhe ndërmarrësja e famshme shqiptare po feston ditëlindjen.
Ajo po mbush 36-të vjet ndërsa në këtë periudhë të jetës së saj, po pret që të bëhet nënë e një vajze për të dytën herë, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi, kanë një djalë.
Ndërsa në këtë ditë të rëndësishme për Amin, urimi më i veçantë për të ka ardhur nga Ermali, që në Facebook e uron duke i thënë se ajo është burimi i të gjitha bekimeve të tij. /Prive.al