Aktori Veleshnja debuton me rolin e Rudinës: Përplot të qeshura në paraqitjen e parë

By

Javën që lamë pas aktori i ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja paralajmëroi se në sezonin e ri të spektaklit do të vijë me një personazh që bën shumë  gafa.

‘Nga 100 fjalë, 98 i ka gafa’ – u shpreh ai në Top Channel.

E ndonëse nuk përmendi emër, mediat dhe publiku e asociuan menjëherë me Rudina Magjistarin, që në ekranin konkurent, në Klan, për vite rresht drejton programin e Pasdites.

Sic edhe parashikohej, personazhi me gafa ishte vetë Rudina.

Mbrëmjen që lamë pas, Rezarti ka ardhur me rolin e Rudinës në një skeç që me përplot momente qesharake, solli një intervistë të Magjistarit me një biznesmen që deklaroi haptazi se është homoseksual.

Roli është pritur përgjithësisht mirë nga publiku, sikurse që ndodhi me Arditin dhe Arjan Çanin por nuk dihet se si e ka pritur vetë Rudina. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm