‘Dance With me 5’: Zbulohet data e nisjes së programit

By

Tashmë është konfirmuar edicioni i pestë i spektaklit të kërcimit ‘Dance with Me’.

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka që sjellin çdo sezon risi, kanë vendosur të vazhdojnë edhe me një sezon të spektaklit.

Tashmë kur pushimet po i shijojnë të gjithë, Alketa është kujdesur për një detaj – datën e transmetimit.

Zyrtarisht, ‘Dance with Me 5’ do të nisë me 10 Shtator në televizionin Klan, siç ka treguar prezantuesja përmes një videoje nga pushimet teksa kërcen.

Deri tani, jo zyrtarisht është kuptuar që Eni Jani dhe Genc Fuga, çifti edhe në jetë reale do jenë pjesë e kastit.

Kujtojmë se sezoni i ri do të nisë me shumë risi në Klan. Turjan Hysko vjen me dy emisione, ‘Duplex’ dhe ‘Family Quiz’ teksa edhe formatet ekzistuese do rifreskohen në koncept por edhe imazh përmes studiove të reja tek të cilat po punohet. Për Klanin s’ka krizë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm