Almeda Abazi revoltohet, e pakënaqur me trajtimin që iu bë në Shqipëri

By

Ish Miss Shqipëria Almeda Abazi, këtë vit ishte e ftuara e nderit në spektaklin “Dancing With The Stars”, të cilin edhe e udhëhoqi për tre muaj rresht.

Por Abazi nuk është ndarë e pakënaqur me atë që i ka ndodhur pas tre muajsh qëndrimi në hotel për spektaklin. Ajo ka thënë se i është dashur ta paguajë vet edhe ujin që ka pirë, edhe rrobat që ka larë e madje edhe hekurosjen e kostumit të bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman, i cili kishte ardhur në spektakël pa asnjë kompensim.

Në profilin e saj në Instagram, shkruante se është pikërisht mikpritja të cilën ajo e konsideron pikë të fortë të shqiptarëve dhe me të cilën ishte krenuar gjithmonë, megjithatë kësaj here i doli ndryshe. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm