Ish Miss Shqipëria, Almeda Abazi, që ka nisur karrierë edhe në aktrim, ka marrë mundimin që t’iu përgjigjet gjithë fansave të saj që kanë pyetje për të.
Në instagram, ajo ka publikuar disa nga pyetjet që i janë parashtruar së bashku me përgjigjet.
“Çfarë duhet të ketë një femër, grimin aksesorët apo këpucët?”, e ka pyetur dikush.
“Vetëbesimi është seksi”, ka shkruar Almeda, në përgjigjen e saj duke na lënë të kuptojmë se këtë virtyt ajo e zotëron. /Prive.al