Jo rrallë herë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu realizon biseda virtuale me ndjekësit e saj.
Ata duan të dinë shumë detaje nga jeta e saj personale, profesionale dhe qëndrimet që mban.
Por jo gjithherë pyejtet që ajo pranon janë dashamirëse. Së fundmi pyetja që ajo pranoi Alketa e cilësoi si të tmerrshme.
“Sa njerëz ke shkelur me këmbë për të arritur aty ku je?”, ishte pyetja e ndjekësit.
“Ua çfarë pyetje e tmerrshme. As nuk kam shkelur dhe as kam bërë kompromise ndonjëherë. Jam mbështetur te talenti, te përsosja e aftësive, te pasurimi me dije, te konkurrenca me veten dhe te puna!”, përgjigjet Alketa.