Sonte po mbahet finalja e FEST ’58 – nata kur edhe do të zgjidhet fituesi që do të na përfaqësojë në Eurovision 2020.
Prezantuesja Alketa Vejsiu, gjatë fjalimit të saj ndër performancat e disa prej konkurrentëve, ndaloi për të kujtuar tërmetin që mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë.
Por, diçka nuk shkoi me të.
Në vend të 26 Nëntorit, kur edhe ndodhi tërmeti shkatërrues, ajo tha ‘le t’i mbyllim sytë pak për 26 Janarin’.
Me sa duket, Alketa e ka harruar mëngjesin e tmerrshëm që ndodhi tërmeti që tronditi gjithë shqiptarët./Prive.al