Alec Baldwin flet pas të shtënave fatale me armë (FOTO)

By

Alec Baldwin e ka thyer heshtjen.

Aktori 63-vjeçar foli për herë të parë me anë të llogarisë së tij në Twitter, pas lajmit të tmerrshëm se ai qëlloi aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi rëndë regjisorin Joel Souza me një armë mbështetëse në xhirimet e filmit të ardhshëm Rust.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe trishtimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që e mori jetën e Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar thellësisht”, shkroi ai.

“Jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemra më është thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynën,” shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm