Alby sheh të bijën dhe jep një mesazh për të gjithë vajzat e reja

By

Vëllai i Madh çdo herë ofron befasi dhe momente të paharrueshme për publikun dhe për banorët brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Kësaj radhe personi me fat ishte Alby, ajo mori një video-mesazh nga vajza e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila i uroi fitore.

“Mami, shpresoj që ta fitosh këtë spektakël, të dua shumë”, ka thënë vajza e Albyt.

Ajo ka shpërthyer në lot menjëherë nga këto momente që i pa, dhe e falënderoi Vëllain e Madh për këtë gjë.

Nikoqiri zyrtar i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti i ka bërë një pyetje goxha me vend, konkurrentes Alby.

“Ka shumë vajza të reja në botë, edhe shqiptare, që ndoshta detyrohen të ndjekin rrugën e industrisë së filmave për të rritur – cili është mesazhi yt për to?”, ka qenë pyetja e Alaudinit, drejtuar Albyt.

Alby dha një përgjigje vigjilente, duke theksuar rëndësinë e veprimeve, derisa ka zbuluar se hyrja në industrinë e filmave me pullë të kuqe, sjellë më shumë humbje, sesa fitime.

“Mendoni tre herë para se të bëni një gjë të tillë, nuk fiton por vetëm humb. Dëgjoni prindërit më shumë, se veç të mirën ua duan, dhe mos u turrni me e marrë rrugën e keqe. Luftoni për veten tuaj, ndryshojeni atë për më të mirën e jo për të keq”, ka thënë Alby pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm