Përvjetorin e parë të martesës së tyre, Albina Kelmendi është siguruar ta bëjë me të vërtetë të veçantë.
Për personin e saj të zemrës Valonin, dashuria për të cilin triumfoi e i mbijetoi gjithçkaje, këngëtarja e njohur ka menduar një dedikim të veçantë.
Fiks në mesnatë, ajo ka nxjerrë këngën ‘Krejt vetën’ duke e cilësuar projektin si ‘dhuratën më të mirë që mund ti bënte njeriut të zemrës’.
Emocionet e tij për projektin i ka ndarë edhe Valoni.
‘Befasi e papritur për ma. Albina që me zërin e saj të mrekullueshëm ma mbush shpirtin. Në përvjetorin e parë të martesës sonë më bëri dhuratën më të mirë në jetë. të dua pa fund jeta ime’, është shprehur ai.
Nëse se keni dëgjuar ende, projekti i plotë vjen në vijim për ju. /Prive.al